U17/ 10 gola në 5 ndeshje! Fiton Tirana dhe Akademia e Futbollit. Shikoni rezultatet e takimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 16:12

U17/ 10 gola në 5 ndeshje! Fiton Tirana dhe Akademia e Futbollit. Shikoni rezultatet e takimeve

Ditën e sotme u zhvilluan dhe 5 ndeshje të javës së nëntë të Kategorisë Superiore për moshën U17. 10 gola u realizuan në 5 sfidat e Grupeve A dhe B.
kategoria_superiore_u17_cover
Tirana mundi minimalisht Shkodrën me rezultatin 1-0, kurse Briansi fitoi bindshëm 2-0 ndaj Internacionalit në Grupin A.

Në Grupin B, Akademia e Futbollit fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit, kurse Besës i mjaftoi një gol për të marrë tre pikët në fushën e Apolonisë.

Sfida e fundit e këtij grupi, Pogradeci-Teuta u fitua nga durrsakët me shifrat 1-3.

Pas 9 javësh, në Grupin A kryeson Shënkolli me 23 pikë, i ndjekur nga Shkëndija e Tiranës me 20 dhe Briansi me 16.

Grupi B udhëhiqet nga Akademia e Futbollit me 19 pikë, e ndjekur nga Vora me 18 dhe Apolonia me 16.

REZULTATET

Gr.A

TIRANA-SHKODRA 1-0

BRIANS-INTERNACIONAL 2-0

Gr.B
AKADEMIA E FUTBOLLIT-FLAMURTARI 2-0

APOLONIA-BESA 0-1

POGRADECI-TEUTA 1-3

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"