U ndërpre nga reshjet e shiut, ndeshja Mali i Zi U-21- Shqipëri U-21 do të vazhdojë në një ditë tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 17:01

U ndërpre nga reshjet e shiut, ndeshja Mali i Zi U-21- Shqipëri U-21 do të vazhdojë në një ditë tjetër

Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21.  Fusha e blertë u mbulua nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, pikërisht minuta 27,  zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.

 

5531542_img0578a7e23c897a531ec3fd612adad351v_ff

Ndeshja mes Malit të Zi U-21 dhe Shqipërisë U-21 nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Ndeshja u ndërpre  për shkak të shiut të dendur që ra në Podgoricë. Gjyqtari Xhonatan Lardot sapo u mbyll minuta e 27-të i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes, për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe terrenit të rënduar.

Pas konsultimit me delegatin e ndeshjes dhe me përfaqësuesit e të dy ekipeve, gjyqtari vendosi që ta ndërpresë përfundimisht ndeshjen e sotme. Më vonë do të mësohet edhe vendimi se kur do të rifillojë dhe data kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes, e cila deri në momentin e ndërprerjes ndodhej në shifrat 0-0.

5531541_img6e2ccffe6e247026bf4303753cc76ccdv_ls

 

Mali i Zi U21-Shqipëri U21 0-0 (ndërprerë në minutën e 27-të)

 

FORMACIONET ZYRTARE:

02121

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"