U diagnostikua me tumor në tru, rrëfimi prekës i futbollistit 23-vjeçar: Ndihem me fat që jam gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 22:36

U diagnostikua me tumor në tru, rrëfimi prekës i futbollistit 23-vjeçar: Ndihem me fat që jam gjallë

Futbollisti i Linfield, Ros Larkin është shprehur se ndihet me fat që është gjallë pasi u diagnostikua me tumor në tru. 23-vjeçari iu është nënshtruar operacioneve të radioterapisë dhe kimioterapisë.

0_pe_00850651

Mbrojtësi i Irlandës së Veriut shpreson të rikuperohet plotësisht, por nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë sërish futboll. Ai u diagnostikua me tumor në tru pak para Krishtlindjeve në vitin 2021. Për të mbrojtur privatësinë e tij, Linfield publikoi një deklaratë ku tha 23-vjeçari ishte në spital për një procedurë. Në fakt, i riu iu ishte nënshtruar një operacioni në tru.

Në një intervistë për BBC, ai tha: “Falë Zotit që e bëra atë operacion dhe ishte i suksesshëm. Nuk kisha asnjë simptomë dhe u shtrova në spital me tumor në tru. Thjesht nuk mund ta besoja, familja ime nuk mund ta besonte. Ishte e vështirë ta pranoja.

Pasi luajti për Linfield kundër Uarrenpoint në Windsor Park më 11 dhjetor 2021, ai filloi të përgatitej për diplomimin e tij, pasi kishte përfunduar me sukses një kurs për menaxhim biznesi. Gjatë mbrëmjes së ceremonisë ai filloi të mos ndihej mirë.

23 VJECARI

“Ndjeva presion në njërin sy, humba shikimin periferik”, tregoi futbollisti.

Ai u dërgua në spital dhe menduan se mund të kishte pësuar goditje në tru. Por pas skanerit u diagnostikua me tumor oligodendroglioma të shkallës së tretë. Pas operacionit në prag të Krishtlindjes, filloi një periudha e radioterapisë dhe më pas kimioterapia.

“Është një sëmundje kaq e rrallë, ishte kaq e vështirë për mua që ta pranoja. Por e kalova dhe tani jam më i fortë.”

23-vjeçari tha se i është mirënjohës stafit mjekësor që i shpëtuan jetën, si dhe familjes dhe miqve të tij. Pyetjes nëse do të luajë sërish futboll, iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt, mjekët dhe kirurgët nuk ma kanë rekomanduar.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"