TURNEU U-15/ Shqipëria vuan me Taxhikistanin, Kosova e pandalshme për Estoninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 12:09

TURNEU U-15/ Shqipëria vuan me Taxhikistanin, Kosova e pandalshme për Estoninë

Në ditën e dytë të ndeshjeve për U-15, kuqezinjtë dhe “Dardanët” ia kanë dalë që të triumfojnë respektivisht përballë Taxhikistanit dhe Estonisë. Shqipëria e drejtuar nga Armand Dama mposhti Taxhikistanin me rezultatin 3-1, ndërkohë që këta të fundit kanë luajtur për një pjesë të takimit edhe me dhjetë vetë që nga minuta e 33-të, kur Jamshavidza mori të kuqe, si lojtar i fundit në ndërhyrjen brutale ndaj Amir Hysës.u 15

Shqipëri-Taxhikistan

Ndeshja e kuqezinjve startoi në orën 12:00 dhe ka pasur një dominim nga Kombëtarja kuqezi. Raste të shumta, ashtu si në ndeshjen me Estoninë, Salo, Xhixha, Vishaj e Kaba kanë humbur sërish luftimet me portierin taxhikistanas. Me gjithë dëshirën dhe tentativën për të vendosur diktat në lojë, ka pasur një gol të miqve në minutën e shtatë nga Mansurdzhon. Në minutën e 26-të, kuqezinjtë ia kanë dalë që të barazojnë me një gol të Vishajt, i cili realizon një penallti të fituar nga Kurti.

Në minutat 62 dhe 75 ka ardhur edhe avantazhi me golin e dytë dhe të tretë nga ana e kuqezinjve. Në fillim ka qenë Guci dhe më tej Xhixha, që e kanë siguruar fitoren në 3-1. Ditën e nesërme do të jetë edhe sfida e fundit për Shqipërinë, e cila rezulton e fundit në këtë turne. Përballë do të jenë “Dardanët”.

Kosovë-Estoni

“Dardanët” janë treguar të pandalshëm edhe në sfidën e dytë, pas fitores së thellë me tetë gola në sfidën e parë përballë Taxhikistanit. Sfida e Kosovës me Estoninë ishte ndeshja e dytë e ditës së djeshme, e cila ka startuar në orën 14:00. Kosova nuk ia ka dalë që të realizojë në fraksionin e parë, me gjithë dominimin dhe rastet e krijuara për gol.

Në pjesën e dytë, “Dardanët” kanë qenë një furi e vërtetë, teksa kanë shënuar 3 herë për katër minuta. Jashari hapi siparin e golave në minutën e 70- të dhe më tej ka qenë Krasniqi, i cili në minutat 72 dhe 74 ka sigluar fitoren e dytë për “Dardanët”.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"