Tronditet sërish peshëngritja shqiptare, shtangisti kuqezi rezulton me doping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2023 | 21:54

Tronditet sërish peshëngritja shqiptare, shtangisti kuqezi rezulton me doping

Sikur mos të mjaftojë momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, me Shqipërinë që nuk ka aktualisht asnjë peshëngritës brenda normës olimpike për “Paris 2024”, shtanga kuqezi vijon të njolloset nga skandalet e dopingut.

Daniel Godelli kampion Europe

“Panorama Sport”, mëson se në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo kur 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që asokohe po mbahej në Jerevan të Armenisë.

Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën enobosarm. Ky është një rast i përsëritur për peshëngritësin shqiptar, i cili edhe në vitin 2014 është dënuar pasi ka rezultuar pozitiv me doping.

denimi godelli

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"