Triumfi ndaj Sportingut, Alegri: Gjëja më e rëndësishme është që… Shezni është mirë           

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 0:07

Triumfi ndaj Sportingut, Alegri: Gjëja më e rëndësishme është që… Shezni është mirë           

Juventusi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Sportingut në aktin e parë çerekfinal të Kupës së Europës, por për bardhezinjtë ka më shumë rëndësi gjendja shëndetësore e portierit Shezni, që shfaqi probleme me zemrën në minutën e 41-të, teksa u detyruar të lerë fushën. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Alegri ndër të tjera u shpreh:

ALEGRIII

“Gjëja më e rëndësishme është që Shezni është mirë. Perin bëri dy pritje të jashtëzakonshme në fund, jam i kënaqur me atë që bëri edhe Gati. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe jam i kënaqur me çka bëmë në fushën e lojës. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe të jemi gati të dielën kundër një ekipi të fortë si Sasuolo.

Rikuperimi i Pogba është i rëndësishëm, nga tani deri në fund kemi shumë ndeshje dhe të gjithë duhet të jenë në dispozicion.

Futbolli nuk është ekuacion, nuk është matematikë, sonte zgjodha tre mesfushorë, ndoshta as një nga këta nuk do të jetë të dielën. Ne kemi nevojë për ekuilibër, e vendos formacionin sipas lojës që do të luajmë dhe karakteristikave të lojtarëve.

Me tre mesfushorët gjetëm më shumë gjeometri dhe e pushtuam fushën më mirë. E rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjet në fund. E dinim që Sporting është një ekip i fortë. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u kualifikuar të enjten e ardhshme në Lisbonë”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"