Triumfi ndaj Anglisë, kapiteni Bonuçi: Tani Italia për vendin e parë në Hungari!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 12:41

Triumfi ndaj Anglisë, kapiteni Bonuçi: Tani Italia për vendin e parë në Hungari!

Pas akuzave nga ultrasit e Juventusit se nuk do të jetë kurrë një lider, Leonardo Bonuçi bëri një ndeshje të tillë kundër Herri Kejnit mbrëmë në “San Siro”, duke qenë perfekt në çdo ndërhyrje.

BONUCI

“Pikësëpari falëminderit ‘San Siro’, pasi pritja, atmosfera dhe mbështetja e publikut ishin perfekte dhe një shtysë e rëndësishme për ne.

Tifozët na kërkonin krenari, zemër e kurajë dhe besoj se ia treguam që e kemi, pasi e vumë Anglinë me shpatulla pas murit. Madje mund të kishim shënuar më shumë se një.

Goli ide e imja? I thashë Raspadorit që të sulmojë thellësinë, sepse ai lloj pasimi më del shpesh.

Ia dolëm, ndonëse goli është e gjitha meritë e ‘Xhekut’. Tani të shkojë në Hungari dhe të marrim vendin e parë në grup”, përfundoi kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"