Trajneri i Boracit: Shqiptarët super, por Egnatia ka pika të dobëta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 14:02

Trajneri i Boracit: Shqiptarët super, por Egnatia ka pika të dobëta

Trajneri i Boracit, Mladen Zizoviç, ka folur dje në konferencën për mediat para betejës së sotme kundër Egnatias për turin e parë të Ligës së Kampionëve.

borac5

Ish-fantazisti i Tiranës në periudhën 2010-2011 ka fjalë të mëdha për futbollin shqiptar, që e vlerëson shumë. Sipas tij, Bosnja është larg Shqipërisë sa i përket infrastrukturës. Në lidhje me Egnatian, trajneri i emëruar vetëm para pak javësh shprehet se rrogozhinasit kanë defekte she skuadra e tij do të përpiqet t’i shfrytëzojë.

“Kam luajtur një sezon me Tiranën dhe kam fituar Kupën e Shqipërisë. Tirana është klubi më i popullarizuar dhe më i mirë shqiptar, edhe pse Egnatia së fundmi ka marrë drejtimin. Shumica e njerëzve kanë paragjykime për futbollin shqiptar. 13 apo 14 vjet më parë kur isha atje, u fut shumë kapital privat në futboll, u investua shumë në infrastrukturë. Kur shikon stadiumet e tyre, ata kanë katër ose pesë arena. Ne nuk kemi arritur ende në atë nivel, shpresoj se do ta bëjmë. Së fundmi aty është luajtur edhe finalja e Ligës së Konferencës, e cila është një njohje e madhe e UEFA-s për futbollin shqiptar. E pamë gjithashtu që Kombëtarja shqiptare mori pjesë në Kampionatin Evropian dhe luajti një rol të rëndësishëm në Gjermani. Për sa i përket formës sonë, rezultatet tregojnë se po punojmë mirë, po stërvitemi mirë dhe jemi shpërblyer me disa fitore, edhe pse kjo mund të mos jetë shumë e rëndësishme në periudhën përgatitore. Kemi ndërruar një numër të caktuar lojtarësh, kemi bërë rotacion në staf dhe e përsëris sërish, ndoshta jam i mërzitshëm, por na duhet kohë, të cilën për momentin nuk e kemi. Megjithatë, besoj se mjaftoi që të njiheshim dhe të përgatiteshim në mënyrë adekuate për kundërshtarin shqiptar, që në vendin e vet ka fituar Kupën dhe titullin kampion. Edhe Egnatia ka mjaft defekte, të cilat do të përpiqemi t’i përdorim për të përfituar përpara ndeshjes së kthimit në Elbasan”, përfundoi Zizoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"