Titullari i Realit merr “pushimet” para kohe, mungon 6 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 23:41

Titullari i Realit merr “pushimet” para kohe, mungon 6 javë

Dani Karvahal iu “nënshtrua” fatit të keq në takimin ndaj Granadës, duke pësuar lëndim serioz. Sipas informacioneve të fundit nga prestigjiozja pranë madrilenëve “AS”, raportohet se mbrojtësi spanjoll do të mungojë deri në 6 javë.

1818113630.0

Karlo Ançeloti do duhet të bëjë pa “veteranin” iberikas të prapavijës në takimet ndaj Betisit, Union Berlin, Vijarreal, Alavesh, Majorka dhe ndeshjen e Kupës në janar. Objektivi është që Karvahal të kthehet në duelin me Atletiko Madrid, gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës.

karvajal reali

Gjithçka ndodhi gjatë pjesës së parë ditën e shtunë. Dhimbjet muskulore bënë që stafi mjekësor ta ndalte përfshirjen në 45′ e dyta. Problemi në fjalë nuk është i panjohur për 31-vjeçarin gjatë këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"