Tirana U-19 shpallet kampione, edicionin e ardhshëm në “UEFA Youth League”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 21:15

Tirana U-19 shpallet kampione, edicionin e ardhshëm në “UEFA Youth League”

Tirana U-19 është zyrtarisht ekipi fitues i kampionatit Abiessnet Superiore U-19 për edicionin 2022/2023.tirana_u19_kampion_superiore_maj_2023-675x450

Bardheblutë e drejtuar nga Julian Ahmataj u kurorëzuan kampion të këtij sezoni pasi u renditën në vendin e parë të këtij kampionati pasi 27 javësh me 43 pikë të grumbulluara. Tirana U-19 siguroi 18 fitore gjatë këtij edicioni, ndërsa numëron edhe gjashtë barazime e tre humbje.

Kryeqytetasit, që e kishte siguruar prej disa javësh trofeun para finishit duke lënë pas në renditje Apoloninë dhe Partizanin, luajti ndeshjen e javës së 27-të derbin kundër Dinamos në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës, me takimin që përfundoi me shifrat 1-0 në favor të Dinamos.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF me ish-futbollistin e njohur të Tiranës, Krenar Alimehmeti, i cili i dorëzoi futbollistëve bardheblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Ekipi i Tiranës do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione të kësaj moshe “UEFA Youth League”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"