Tirana “blindon” portën, transferon një nga portierët më të spikatur në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 17:06

Tirana “blindon” portën, transferon një nga portierët më të spikatur në Shqipëri

Tirana është duke u treguar mjaft aktive në merkato këto kohët e fundit.

448338950_963566845778989_8899065368751307066_n

Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me shumë emra futbollistësh, kjo edhe për shkak se shumica e lojtarëve me të cilët klubi bardheblu luajti sezonin e kaluar janë larguar.

Ditën e sotme Tirana prezantoi një tjetër emër të bujshëm. Romeo Harizaj ka nënshkruar me klubin kryeqytetas. 25-vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar me ekipin e Apolonisë, duke treguar cilësi dhe mbushur mendjen e drejtuesve të klubit bardheblu që ta marrin në ekip.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"