Thumbimi i Kontes për Junajtid: Nuk pranoj që skuadra ime të pësojë 6 gola, mund t’ju mësoj futbollin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 23:29

Thumbimi i Kontes për Junajtid: Nuk pranoj që skuadra ime të pësojë 6 gola, mund t’ju mësoj futbollin…

Trajneri i Totenhemit. Antonio Konte foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Eintraht Frankfurt. .

KONTE

“Nuk kemi lëndim të ri. Ben Davies është shëruar, por ai do të jetë në pankinë. Kulusevski dhe Lukas janë ende jashtë. Shpresoj që Dejani të kthehet shpejt, por nuk e di nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës apo për sfidën në shtëpi kundër Eintrahtit”.

Përsa i përket kërkesave të tifozëve që Spens të futet në fushë, Konte shprehet se ai e di cila është më e mira për skuadrën.

“Unë e kuptoj që ata mund të mendojnë për gjithçka, por shoh çdo ditë se çfarë ndodh gjatë stërvitjes. Mundohem të bëj më të mirën për skuadrën. Nëse nuk kam vendosur të zgjedh një lojtar, kjo ndodh sepse ndoshta ai nuk është gati. Po flasim për një djalë të ri me perspektiva të mira, por unë përsëri mundohem të zgjedh ekipin më të mirë. Nuk jam budalla, nuk dua të humbas. Unë jam trajneri dhe duhet të marr vendimin më të mirë për Totenhemin. Në Angli shumë herë skuadrat pranojnë 6 ose 7 gola. Në karrierën time nuk ka ndodhur kurrë. Mendoj se mund t’ju mësoj futbollin shumë njerëzve”, theksoi trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"