TENIS/ Nadal jep lajmin e hidhur për tifozët, mungon në turneun e Monte Karlos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 17:10

TENIS/ Nadal jep lajmin e hidhur për tifozët, mungon në turneun e Monte Karlos

Rafael Nadal nuk po arrin të lërë pas problemet fizike, teksa së fundmi ka njoftuar mungesën në turneun e Monte Karlos, aktivitet që do të mbahet më datat 7-14 prill.

nadal

“Përshëndetje të gjithëve, këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marrë pjesë në Monte-Karlo, pasi trupi im nuk më lejon të luaj. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të konkurruar në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj. E vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen”, shkruan ndër të tjera 37-vjeçari në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"