Të rinj dhe të rritur, noti shpall më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:05

Të rinj dhe të rritur, noti shpall më të mirët

Federata Shqiptare e Notit ka organizuar kampionatin kombëtar për të rinj dhe të rritur, aktivitet që u mbajt më datat 13-14 prill me pjesëmarrje të qindra sportistëve të rinj dhe të rritur nga klube të ndryshme të vendit.

Noti

Në përfundim të garave u vlerësuan edhe fituesit për të gjitha kategoritë. Në klasifikimin individual për të rinj, në radhët e vajzave sportistja më e mirë e aktivitetit u shpall Arla Dermishi me 1204 pikë. Në vend të dytë u rendit Kaltra Meça me 1055 pikë, ndërsa podiumi u plotësua nga Luna Djarmati, e cila u klasifikua e treta me 951 pikë.

Në radhët e djemve çmimin e sportistit më të mirë të kampionatit e meritoi Greisi Koxhaku i Tiranës me 1301 pikë. Vendi i dytë shkoi për Amel Delanin të Teutës me 1214 pikë, ndërsa i treti i klasifikua Ediljano Huna sërish nga Teuta me 1101 pikë të grumbulluara. Duke kaluar në kategorinë për të rritur, te femrat vendi i parë u nda mes dy sportisteve me pikë të barabarta, teksa Stela Gjoja e Teutës dhe Arla Dermishi e skuadrës Stela, regjistruan pikë të barabarta, nga 1204 pikë secila.

KLASIFIKIMI INDIVIDUAL

Në vend të dytë u rendit Kaltra Meça e skuadrës së Tiranës me 1055 pikë, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Sara Dande e skuadrës Stela, e cila koleksionoi 1053 pikë. Për sa i përket djemve, podiumi i kategorisë për të rritur nuk kishte asnjë ndryshim me të rinjtë, teksa Greisi Koxhaku zuri vendin e parë, ndërsa pas tij u renditën Amel Delanin dhe Ediljano Huna.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"