Te Reali vazhdojnë të aludojnë për ndihma të gjyqtarëve ndaj Barçës. “Dosje” pas “El Clasico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 23:35

Te Reali vazhdojnë të aludojnë për ndihma të gjyqtarëve ndaj Barçës. “Dosje” pas “El Clasico”

“El Clasico” i ka buzëqeshur Barcelonës që po marshon tashmë e qetë drejt titullit kampion me 12 pikë avantazh ndaj Real Madrid. Por te madrilenët kjo sfidë ka rritur tensionin pasi ata ndjehen të paragjykuar  nga gjyqtarët në përballjet me rivalët historikë, duke marrë shkak edhe nga çështja “Negreira”

asdsadasdsadsadsad

Burime pranë klubit kanë sinjalizuar për “AS” se rasti që mbështet më shumë këtë qëndrim të tyre është ai ku Gavi godet pa top, larg aksionit, Cebajos, kur rezultati ishte ende 1-1.; “Nëse VAR-i u krijua për këtë lloj rastesh, për të arritur aty ku nuk arrin gjyqtari, për të sanksionuar veprime të dhunshme pa top, përse nuk e sinjalizuar gjyqtarin për këtë aksion?”, theksojnë burime nga klubi për të përditshmen spanjolle.

asdsadasdsadsadsad

Për më tepër, madrilenët dyshojnë se nuk është rastësi as anulimi i golit të Asensios që do u jepte avantazhin madrilenëve. Ata mendojnë se zgjedhja e ”frame”, momentit në të cilin vlerësohet si pika e fundit e kontaktit të topit me këmbën e lojtarit të Realit, nuk është ajo që është zgjedhur nga VAR dhe situata do të ishte krejtësisht ndryshe me të duhurën dhe goli nuk do të anulohej. “Ka kohë që vendimet e VAR-it shkojnë gjithmonë nga i njëjti krah”, theksohet nga madrilenët, të cilët kanë bërë të qartë se kanë humbur besimin te arbitrimi në Spanjë.

asdasdasdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"