“Të gjithë janë lojtarët e mi, Silvinjo e gjeti tavolinën e shtruar”, Reja ftohet nga Duka për ndeshjen e parë: Bëj tifo për Italinë, shqiptarët të heqin qafe. Ja si ndalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 22:52

“Të gjithë janë lojtarët e mi, Silvinjo e gjeti tavolinën e shtruar”, Reja ftohet nga Duka për ndeshjen e parë: Bëj tifo për Italinë, shqiptarët të heqin qafe. Ja si ndalen

Edi Reja do të jetë një nga të ftuarit e nderit të Shqipërisë në tribunën VIP të stadiumit të Dortmundit, për ndeshjen e të shtunës ku Shqipëria luan përballë Italisë. Trajneri italian i cili për katër vite drejtoi kuqezinjtë, në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ka shpjeguar lidhjen e ngushtë që ka me vendin tonë, teksa insiston se ky kualifikim është meritë e madhe edhe e tij.

reja silvinjo diuka

“Unë gjeta hirin, Silvinjo gjeti tavolinën e shtruar”, theksoi ai ndër të tjera në këtë intervistë, ku nuk ngurroi të theksonte se do të bënte tifo për Italinë e përveç të tjerave këshilloi të kaltrit si të ndalnin elementët e rrezikshëm kuqezi.

“Silvinjo? Është i aftë, ka bërë një punë të madhe, ia doli, meritoi kualifikimin para skuadrave me nivel si Republika Çeke dhe Polonia. Ka gjetur bazat mbi të cilat të krijonte një grup i cili për pjesën më të madhe më përket ende mua. Të gjithë janë djemtë e mi, hiq Hoxhën, anësorin e Dinamo Zagrebit. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajramin e binda unë të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijese e imja. Edhe stafi im ka bërë një punë të mirë dhe jam i lumtur për Dukën, një drejtues i madh, prej disa vitesh anëtar i ekzekutivit të UEFA-s. Na lidh një raport miqësor. Më dëshironte në Dortmund, nuk mund të mungoja.

Jam italian, kam ngjyrën e kaltër në zemër, por kam dashuri dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente që të bënin një paraqitje të mirë. Do të bëj tifo për Italinë. E njoh Spaletin, e kam cilësuar gjithmonë një trajner të nivelit të lartë. Kemi miqësi. Jam kënaqur duke parë Napolin e tij. Duhet të punojë shumë me Italinë dhe të rritë të rinjtë. Të tjerë si Di Lorenco, Kristante e Dimarko janë që tani të një vlere të lartë.

Nuk duhet nënvlerësuar Shqipëria, është rritur shumë në krahasim me 2016, skuadër e vështirë, e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i eliminosh. Spaleti duhet të ketë kujdes Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do e mbulojë Kristante apo Zhorzhinjo. Ata mbrohen me 8. Lejojnë pak hapësira dhe rinisen mirë, Krahët e sulmit, Asani, Hoxha apo Seferi, përpara është Broja. Të gjithë shumë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli, luajnë prej shumë vitesh në Serinë A. E njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të lojës. Duhet të jemi të kujdesshëm. Me Spanjën dhe Kroacinë është një grup i komplikuar edhe për Italinë, por Shqipëria ka ndonjë shans dhe kjo është që tani një ndeshje vendimtare.

Në stadiumin e Dortmundit do të vijnë minimumi 15-20 mijë shqiptarë nga e gjithë Europa, jo vetëm nga Gjermania, Entuziazëm i papërmbajtshëm. Një ndeshje që ndjehet shumë. Atyre u duket vetja si një brinjë e Italisë. Kanë ndjerë gjithmonë shumë mirënjohje karshi nesh. Tani janë rritur edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Rreziku kryesor? Kundërsulmi. Nëse u jep hapësirë shqiptarëve, të heqin qafe. Broja duket sikur ka ardhur me mentaliteitn e duhur, është i veçantë por i fortë. Ai dhe Manaj mund të bëjnë diferencën në shpejtësi. Kanë temperament, karakter, nuk dorëzohen. Është menjëherë një ndeshje vendimtare. Silvinjo i ka shtuar krijimtari dhe teknikë, kam folur me të kur erdhi. Pastaj nisi punën e tij,. Le të themi se kisha gjetur vetëm hirin, ndërsa ai një tavolinë të shtruar. Ndodhi edhe te Napoli, te Lacio dhe të Atalanta kur u largova. Ky është fati im, por jam i lumtur për karrierën dhe nuk ankohem”, tha Reja në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"