“Të gjithë e dimë se Reali është favorit”, trajneri i Al-Ahlit: Vinin e ndalim me të mirë a me të keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 14:48

“Të gjithë e dimë se Reali është favorit”, trajneri i Al-Ahlit: Vinin e ndalim me të mirë a me të keq

Trajneri i Al-Ahlit, kundërshtarit të sotëm të Realit të Madridit në Botërorin e Klubeve, ka folur për takimin, duke paralajmëruar “Los Blancos”. 8

Ai ka nënvizuar se Reali është qartësisht favorit, por nuk e jep të mbyllur pa u luajtur gjysmëfinalen. Ai sikurse dhe tifozët Al-Ahlit besojnë në një mrekulli të dytë ndaj Realit pas asaj të vitit 2001 në miqësoren e luajtur në Kajro.

Marsel Koler duke folur në konferencën për shtyp ka thënë: “Të gjithë e dimë se Reali është favorit, por ne do të bëjmë lojën tonë. Nuk mund të luajmë vetëm në mbrojtje, sepse përfundimi do të ishte i paracaktuar. Ata kanë lojtarë mjaft të mirë. Vinicius është shumë i shpejtë, do ta kemi të vështirë ta ndalim. Por do të bëjmë gjithçka”, ka nënvizuar zvicerani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"