“Të bëhej kampionati vetëm me Tiranën do të dilnim kampionë”, Martini: Synimi ynë është vendi i katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 20:22

“Të bëhej kampionati vetëm me Tiranën do të dilnim kampionë”, Martini: Synimi ynë është vendi i katërt

Teuta arriti një fitore me përmbysje përballë Tiranës në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për këtë rezultat të arritur nga skuadra e tij.

bandicam 2023-05-06 20-16-26-197

“Kur luajmë kundër Tiranës e gjejmë këtë forcë. Kemi marrë 9 pikë në katër ndeshje. Sikur kampionati të bëhej vetëm me Tiranën do të dilnim kampion.

Pësuam gol në fillimin e pjesës së dytë. Djemtë shtuan forcën, ritmin dhe fituan ndeshjen. Bravo i qoftë. Përgëzime.

Ishte një ndeshje e keqe ajo e Kupës. Në raste të tilla Tirana arrin të fitojë. Ne luftojmë të zëmë vendin e katërt, sepse është njësoj si të fitosh Kupën. As Kupa nuk ka mbaruar, kemi dhe një ndeshje.

Unë pres të kthehet Gruda. Të jetë në momentin më të mirë. shpresoj të jetë dhe Karabeci me Kotobellin. Nuk kemi çfarë të humbim. Kemi arritur dhe një objektiv shumë të rëndësishëm për ne”, u shpreh Martini për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"