Tare: Inzagi po bën një karrierë të rëndësishme, e meriton finalen e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 8:42

Tare: Inzagi po bën një karrierë të rëndësishme, e meriton finalen e Champions-it

Igli Tare ka qenë një ndër personat e parë që ka besuar te Simone Inzagi, kur bashkë me presidentin Lotito i dhanë drejtimin e skuadrës së parë të Lacios, trajnerit, pas aventurës së tij te të rinjtë. IgliTare-1024x683tare

 

Drejtuesi i bardhekaltërve ka folur për arritjen e madhe të Inzagit, finalen e Champions League, duke e komplimentuar atë.

“Jam shumë i lumtur për atë që ka bërë deri më tani Simone Inzagi. E meriton çdo gjë, dhe, edhe pse është i ri ende, po bën një karrierë të rëndësishme. Po realizon objektiva të mëdhenj dhe ka fituar që tani shumë trofe. Tashmë uroj që të mund ta kurorëzojë karrierën e tij me një paraqitje fantastike në finalen e Champions League dhe pse jo me trofeun. Do të më bëhej shumë qejfi për të”, u shpreh vlonjati për trajnerin 47-vjeçar të Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"