Talenti shqiptar shënon me AEK-un, por është harruar nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 20:54

Talenti shqiptar shënon me AEK-un, por është harruar nga kuqezinjtë

Lojtari shqiptar i AEK-ut të Athinës, Ajdi Dajko, ka gjetur golin për ekipin e dytë të AEK-ut në Kategorinë e Dytë greke dy ditë më parë. Mbrojtësi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në sytë e trajnerit të ekipit të parë, argjentinasit Matias Almeida dhe kundër Prodeftikit arriti që të gjente golin.

DAJKO5

Ai është në kontingjentin e ekipit të parë, por për të marrë minuta luan edhe me ekipin e dytë të klubit grek. Kjo paraqitje i sjell Dajkos në figurë të mirë për të qenë një nga lojtarët e së ardhmes te klubi grek.

Ndërkohë dje, Dajko ka qenë në stol me ekipin e parë, në ndeshjen e Kupës që AEK-u fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Kicifiasë në transfertë. Mbrojtësi 20-vjeçar nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar të Shqipërisë që prej vitit 2018, ku është thirrur edhe për herë të fundit me Kombëtaren U-17.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"