Takoi Kardinalen në Indonezi, Tohir: Jemi miq, i fola edhe për… Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 18:49

Takoi Kardinalen në Indonezi, Tohir: Jemi miq, i fola edhe për… Interin

Pronari i Milanit, Xherri Kardinale dhe Erik Tohir, ish-presidenti i Interit dhe numri një aktual i federatës së futbollit indonezian, u takuan në Xhakarta, siç dëshmohet nga një fotografi me një shtrëngim duarsh të postuar në rrjetet sociale nga Tohir.

54

“Ishte bukur të takova Kardinalen. Duke pasur parasysh përvojën time si president i Interit – mesazhi i postuar në “Instagram” – diskutova me të për sfidat me të cilat u përballa gjatë drejtimit të një klubi në Itali. Duhen themele të forta për të qenë në gjendje në rindërtimin e një klubi me histori të madhe”.

Kardinale është në Indonezi me Met Demon për një nga udhëtimet e tij të shumta të biznesit. Klubi kuqezi ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj interesave dhe perspektivave të botës aziatike, me kalimin e viteve ka krijuar marrëdhënie të rëndësishme tregtare dhe ka organizuar turne me ekipin. Dashuria e tifozëve ndaj Milanit është e sigurt dhe madje edhe vetë Kardinali gjatë vizitës së tij në Indonezi ka mundur të vlerësojë nga afër pasionin e tifozëve aziatikë, me disa tifozë të Milanit që e njohën dhe i kërkuan foto dhe selfie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"