Supersfida Spanjë-Itali, UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 23:10

Supersfida Spanjë-Itali, UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

Spanja mposhti Italinë me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për Grupin B. Dominim absolut i iberikëve, që bënë skuadrën e Spaletit të dukej e vogël në fushën e lojës. Padyshim që lojtari që spikati më shumë tek spanjollët ishte Niko Uilliams, i cili është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. 

niko

Sulmuesi i Bilbaos, ishte një rrezik konstant për italianët, duke goditur edhe traversën. Paraqitje pozitive bëri edhe portieri i Italisë, Donaruma, që neutralizoi disa gola të sigurtë.  

Niko Uilliams

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"