Supergoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri futet në histori dhe bëhet futbollisti i vetëm Europian që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 21:45

Supergoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri futet në histori dhe bëhet futbollisti i vetëm Europian që…

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri realizoi një supergol në minutën e 26-të në duelin ndaj Skocisë, duke sjellë baraspeshën për Zvicrën.  

XHERDAN SHAQIRI

Ky realizim ishte tepër special për 32-vjeçarin që futet në histori duke u bërë lojtari i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.  

Bëhet fjalë për Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"