Superbonus për Europianin, Gjermania cakton 400 mijë euro për çdo lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 16:13

Superbonus për Europianin, Gjermania cakton 400 mijë euro për çdo lojtar

Kombëtarja e Gjermanisë është një nga pretendentet për titull në Kampionatin Evropian 2024. Trajneri i kombëtares Julian Nagelsman ka arritur të krijojë një atmosferë optimizmi para turneut.

gjermania

Fitoret ndaj Francës (2:0) dhe Holandës (2:1) në ndeshjet miqësore në mars i kanë dhënë shpresë tifozëve se ata mund të rikthehen sërish në majë të futbollit. Me tre suksese në Europian, Gjermania është fituesja rekord. Vetëm Spanja mund ti rivalizojë. Megjithatë, triumfi i fundit i “pancerave” rezulton para shumë vitesh, saktësisht në 1996, teksa mposhtën në finale Anglinë.

BONUSET – Nëse do të fitohej sërish një titull evropian pas 28 vitesh, do të ishte bum përfitimesh nga ana financiare për lojtarët e kombëtares gjermane. Portali i “GOAL” shpjegon sesa të larta janë bonuset për EURO 2024 në kampin e Gjermanisë. Shpërblimet për të besuarit e Nagelsmanit janë të shkallëzuara në bazë të suksesit.

Ata do të mbeten duarbosh nëse eliminohen në raundin paraprak. Ky ishte gjithashtu rasti i ngjashëm me Kupën e Botës 2022. Nëse Gjermania e mbyll grupin A si fituese, çdo futbollist do të marrë 50 mijë euro. Avancimi në çerekfinale shpërblehet me 100,000 euro dhe kalimi në gjysmëfinale shkon deri në 150,000 euro.

Për vendin e dytë në finale janë 250 mijë euro dhe në rast triumfi, Federata Gjermane e Futbollit i ka premtuar nga 400 mijë për kokë lojtarëve. Kjo do të thotë një premi rekord.

Bonusi më i lartë i paguar nga Gjermania deri më sot rezulton 300 mijë euro, me rastin e kurorëzimit në Botërorin “Brazil 2014”. Në total Federata do të paguaj në rast suksesi 10.4 milionë euro për një skuadër prej 26 lojtarësh.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"