Suhareka e Duros nuk ndalet në merkato, prezantohet edhe ish-mesfushori i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 23:48

Suhareka e Duros nuk ndalet në merkato, prezantohet edhe ish-mesfushori i Partizanit

Pas Boshnjakut dhe Memollës, Suhareka e Shpëtim Duros, nuk ka të ndalur në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe ish-mesfushorin e Partizanit, Eneid Kodrën.  

KODRA

24-vjeçari i dalë nga akademia e Partizanit, së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë, teksa tashmë do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar.  

Në sezonin që sapo lamë pas Kodra u aktivizua 29 ndeshje me Kastriotin, ku arriti të shënonte edhe 1 gol. Kontrata e firmosur me Suharekën është e vlefshme për 2 vite. 

Njoftimi i Suharekës:  

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin nga Shqipëria, ENEID KODRA i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare.

Kodra edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së KS Kastrioti në Shqipëri e në të kaluarën ka kaluar gjeneratat dhe pjesë seniore e skuadrës së Partizanit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"