Statistikat/ Interi për bis fitoresh ndaj Atalantës, bergamaskët vuajnë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 15:16

Statistikat/ Interi për bis fitoresh ndaj Atalantës, bergamaskët vuajnë në transfertë

Interi do të presë Atalantën në orën 20:45 në sfidën e parafundit në kampionat teksa do të synojnë fitoren ose barazimin për të siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Championsit. Ja statistikat e përballjeve mes zikaltërve dhe bergamaskëve:RWbTnK7nwhpMS0Y2VwHprgt6i21oio61B3KU21zI

– Interi fitoi ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Atalantës (3-2 në ndeshjen e parë) dhe nuk ka arritur dy fitore në një sezon të vetëm në kampionat kundër bergamaskëve që nga 2014/15.

– Atalanta ka humbur 65 ndeshje në Serinë A kundër Interit (24 fitore, 34 barazime), vetëm kundër Juventusit (66) ka pësuar më shumë humbje në kampionat.

– Atalanta nuk ka arritur të shënojë në pesë nga tetë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Interit në Serinë A. Në periudhën nga 2014/15 e në vazhdim, zikaltrit janë skuadra ndaj së cilës bergamaskët kanë më shumë ndeshje pa shënuar në transfertë në kompeticion.

– Interi ka humbur 12 ndeshje këtë sezon të Serisë A. Në epokën e tri pikëve për një fitore, zikaltrit kanë bërë më keq vetëm në katër raste: 14 humbje në 1998/99, 2011/12 dhe 2016/17, 16 në 2012/13.

– Interi ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A, po aq gola sa ka shënuar në tetë ndeshjet e mëparshme në shtëpi në këtë kompeticion.

– Atalanta ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A (2 humbje), po aq fitore sa në 12 ndeshjet e mëparshme të luajtura në kampionat (3 barazime, 5 humbje).

– Atalanta ka pësuar gol në të gjashta ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në kampionat dhe nuk ka bërë më keq që nga tetori 2020, kur arritën tetë ndeshje radhazi në transfertë me të paktën një gol të pësuar.

– Interi ka shënuar gjashtë gola pas rikuperimeve në fazën sulmuese këtë sezon, aq sa Milani e Napoli, me Atalantën që renditet pas tyre me pesë gola. Zikaltrit janë edhe në krye të klasifikimit për golat e shënuar me aksion pas të paktën 8 pasimesh (10 gola).

– Atalanta është viktima e preferuar e Edin Xhekos në Serinë A. Sulmuesi i Interit ka shënuar 9 gola kundër bergamaskëve në ndeshjen e parë përfshirë dopietën në fazën e parë.

– Luis Muriel, i cili ka shënuar pesë gola në Serinë A kundër Interit, dha një asist në ndeshjen e fundit, kundër Veronës. Sulmuesi i Atalantës nuk ka marrë pjesë në të paktën një gol në dy ndeshje radhazi në kompeticion që nga tetori i kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"