Statistikat interesante/ Baraspeshë totale në Budapest, por në 26 shtator Italia s’humb kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 19:11


Statistikat interesante/ Baraspeshë totale në Budapest, por në 26 shtator Italia s’humb kurrë

Itali dhe Hungaria do të takohen mbrëmjen e sotme për të 37-ën herë në historinë e tyre. Bilanci në 36 sfidat e mëparshme sheh “Axurrët” në avantazh bindshëm, me 17 fitore, 9 barazime dhe 10 suksese të “magjarëve”. Gjithsesi, sa herë që bëhet fjalë për ndeshje ku në lojë janë pikët, Italia nuk ka humbur kurrë, por kryeson me 5 fitore dhe 2 barazime.

stadiumi

Nga ana tjetër, sivjet Hungaria ka treguar se është një surprizë e bukur e Ligës së Kombeve, duke qenë se kryesimi i saj në Grupin A3 përballë gjigantëve europiane si Italia, Gjermani e Anglia që ka rënë edhe një kategori më poshtë është diçka mahnitëse.

Në të njëjtën kohë, Hungaria edhe pse në disavantazh në bilancin total, në shtëpi ka treguar se di t’i bëjë ballë “Axurrëve”, pasi në Budapest ka barazpeshë totale: 5 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje, madje edhe në duelin e fundit më 22 gusht 2007 ishin vendasit që fitonin 3-1. Por historia thotë se kjo e sotmja do të jetë ndeshja e katërt e Italisë në 26 shtator, një datë që ata i sheh të pamposhtur në tri precedentë të mëparshëm: Itali-Suedi 1-0 më 1979-ën; sërish ItaliSuedi 1-0 në 1984 dhe Itali-Holandë në 1990 (të tria miqësore).

PANORAMASPORT.AL