Statistikat impresionuese/ Roma i përulet Murinjos, “Special One” kërkon trofeun e gjashtë Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:01

Statistikat impresionuese/ Roma i përulet Murinjos, “Special One” kërkon trofeun e gjashtë Europian

Zhoze Murinjo nuk ka të ndalur. Trajneri portugez, siguroi mbrëmjen e sotme finalen e gjashtë europiane në karrierën e tij. Ai arriti t’ia dilte mbanë në duelin e kthimit që Roma zhvilloi në transfertë ndaj Bajern Lervekusen, duke treguar se jo më kot është cilësuar si një nga trajnerët më të suksesshëm, teksa së fundmi është duke shkruar historinë me Romën.  

FwariX1aIAc8AGh

Dy finale europiane të njëpasnjëshme në dy vite për romanistët, po aq sa këta të fundit kishin në gjithë historinë. Një statistikë më të vërtet interesante, teksa Murinjo dy finale i arkivoi vetëm në 2 vite si trajner i skuadrës kryeqytetase.

Vlen të theksohet fakti që trajneri portugez ka arritur t’i fitojë të pesta finalet europiane të zhvilluara deri tani në Champions, Ligën e Konferencës dhe Ligën e Europës, ndërkohë që ka humbur vetëm 3 finale Superkupe Europiane në karrierën e tij.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"