Statistikat e Danimarkë-Angli/ Herri Kejn, 16 gola në portën e Shmajkëllit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 12:54

Statistikat e Danimarkë-Angli/ Herri Kejn, 16 gola në portën e Shmajkëllit

gfdj– Anglia dhe Danimarka janë përballur mes tyre në 22 ndeshje zyrtare, nga të cilat nordikët kanë fituar 4, ishullorët 13 dhe 5 kanë përfunduar në barazim. Golavarazhi flet për “Tre luanët” 38-21.

– Danimarka po bën paraqitjen e saj të dhjetë në një Europian dhe të dytën radhazi. Ata kanë munguar në vetëm dy nga 11 turnetë e fundit, një seri që shtrihet që në vitin 1984.

– “Tre luanët” po bëjnë paraqitjen e tyre të 11-të në Europian dhe të nëntën në dhjetë edicionet e fundit të kompeticionit, duke munguar vetëm në vitin 2008.

– Turneu i fundit “Euro 2020” rezultoi të ishte fushata më e suksesshme e Anglisë në këtë kompeticion, pasi ata përfunduan të parët në Grupin D përpara Kroacisë, Çekisë dhe Skocisë, përpara se të fitonin ndeshjet me eliminim direkt kundër Gjermanisë (2-0), Ukrainës (4-0) dhe Danimarkës (2-1 në shtesë), rezultate që u siguruan atyre finalen e parë në histori.

– Herri Kejn i ka shënuar 16 gola Kasper Shmajkëllit në nivel klubesh, një total që përfshin katër gola më 18 maj 2017 dhe një trigolësh më 21 mars 2015, të dy në Premier Ligë me Totenhemin kundër Lestërit. Ata kanë qenë shokë skuadre te “dhelprat” në sezonin 2012-13.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"