Statistikat/ Bohum, pa shpresa përballë kampionëve të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 14:33

Statistikat/ Bohum, pa shpresa përballë kampionëve të Bajernit

Bohum rezulton kundërshtari i radhës për kampionët e Bajernit në vigjilje të javës së 5-të në Bundesligën gjermane.

hgfcjg

Djemtë e Tuhelit regjistrojnë 10 pikë pas 4 xhirosh, aty ku ndalesa e së premtes së shkuar karshi Leverkusenit i prishi nisjen fantastike në kampionat. Nga krahu tjetër, Bohumi mban vendin e 13- të në kuotën e 3 pikëve, e përkthyer me 3 barazime dhe asnjë fitore, pra ende nuk e ka nuhatur shijen e fitores në sezonin 2023-2024.

TË FRIKSHËM- Kampionët kanë dalë të humbur në shtëpi ndaj Bohumit vetëm në një rast kundrejt 36 përballjeve të fundit. Konkretisht bëhet fjalë për vitin 1991, kur mysafirët fituan me shifrat 2-0 në tempullin e “Olympiastadion”. Takimi i fundit i luajtur në “Allianz Arena” mes ekipeve të mësipërme përfundoi 3-0 në favor të Mylerit me shokë.

BOHUM, PA BUSULL Miqtë kanë korrur vetëm 2 suksese në 20 ndeshjet e fundit si udhëtues në Bundesligë. Saktësisht flitet për nëntorin e vitit 2022 ndaj Këlnit, 0-2. Që nga fillimi i muajit mars, asnjë skuadër në kampionat nuk ka humbur me tepër në transfertë se Bohumi, plotë 14 disfata.

TIL, I JASHTËZAKONSHËM- 7 nga 8 gola të përfshirë nga Matis Til kanë ardhur si zëvendësues prej transferimit nga Renes. Që nga fillimi i sezonit të shkuar vetëm Xhovani Reina ka të njëjtën statistikë në ligën kryesore gjermane. 18- vjeçari francez numëron 2 gola dhe 1 asist me bavarezët në ciklin aktual.

OGURI POZITIV- Bajerni dhe Bohumi u “përplasen” përpara dy sezoneve, ekzaktësisht në javën e 5-të, e ku kampionët fituan me shifrat e thella 7-0. Kjo rezulton humbja më e thellë në historinë e miqve.

KEJN, NË GJURMËT E LEGJENDAVE- Herri Kejn në profilin e shënuesit më të mirë nga kampi i Bajernit e ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 raste te bavarezët. Lojtari i fundit që shënonte në 4 takimet e para si debutues në ligë ishte Miroslav Klose, teksa u barazua prej bomberit anglez javën e shkuar. Nëse lojtari me numër “9” në Mynih do të “kopjojë” veten edhe karshi Bohumit do të “bashkëjetonte” me Mario Manzukiçin (2012) dhe Gerd Mylerin (1965), si futbollistët që kanë konkretizuar në 5 raste përgjatë 5 xhirosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"