Spikat kapiteni Gjimshiti, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 0:25

Spikat kapiteni Gjimshiti, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj modestëve të Ishujve Faroe, në ndeshjen përmbyllëse të kualifikueseve të Europianit. Edhe pritshmëritë ishin të larta për një triumf të mundshëm, kuqezinjtë e Silvinjos, nuk arritën të dilnin në lojën e tyre, duke prodhuar shumë pak raste të rrezikshme në portën kundërshtare.  

Kombetarja

Në fund të ndeshjes, sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari me notën më të lartë renditet kapiteni Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me 7.5, teksa pas tij vijnë menjëherë, Balliu, Ismajli dhe Asllani.  

Për sa i përket lojtarëve më pak të vlerësuar, gjithmonë sipas “Sofa Score”, ata janë Daku, Muçi dhe Muçolli. 

NOTAT SOFA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"