Spanjolli “skanon” fazën e parë të Apolonisë, Rodriges: Dhuna me Vorën më shtangu, kemi shanse për ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 16:22

Spanjolli “skanon” fazën e parë të Apolonisë, Rodriges: Dhuna me Vorën më shtangu, kemi shanse për ngjitjen

Apolonia e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit dhe duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur. Me 21 pikë pas 11 javësh kampionat, fierakët janë brenda pritshmërive. Këtë mendon edhe Jeraj Rodriges, gjë që e thekson në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Spanjolli komenton gjatë atë që ngjau në ndeshjen e fundit, duke filluar nga pretendimet e Vorës dhe goditja e arbitrit me stol kokës.

APOLON

Ndalet edhe te domosdoshmëria për të ndërhyrë në merkato, por edhe objektivat. Beson se skuadra e tij e ka forcën për të tentuar ngjitjen, ndonëse gara po bëhet gjithnjë e më e fortë.

U mbyll faza e parë, si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të skuadrës suaj?

Ecuria jonë në këtë fazë të parë sapo ka përfunduar dhe është tejet premtuese dhe shpresëdhënëse. Kjo, për vetë faktin se jemi pretendentë për në Superiore, pavarësisht se pozicionohemi të tretët në renditje. Kemi bërë një fazë të parë të mirë sa u përket rezultateve, nëse i referohemi vështirësisë së kampionatit, por edhe shortit që nuk ishte i favorshëm. Luajtëm 6 ndeshje në transfertë dhe 5 në shtëpi. Përtej gjithçkaje, ia kemi dalë. Të tregohem i sinqertë, mbeta i shtangur. Situata doli jashtë kontrollit. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ishte e tepërt të jepja mendimin tim. Normalisht që më vjen shumë keq për arbitrin e katërt dhe ajo situatë e tillë nuk ka aspak lidhje me futbollin. Nuk e përcaktoj dot me saktësi çfarë ndodhi me lojtarët dhe tifozët miq, të cilët dolën jashtë kontrollit. Por, mendoj se ka ndikuar më së shumti rezultati final. Ata dolën pa pikë dhe nuk e kanë kapërdirë dot humbjen, për më tepër ndaj një rivali direkt.

Veç penalltisë që kontestuan, ata patën pretendime edhe për golin e anuluar në shtesë. I keni riparë si raste?

Po, i kam riparë. Sidoqoftë, nuk është në kompetencën time të gjykoj apo interpretoj vendime në favor apo disfavor të Apolonisë. Di të them që kam edhe unë pretendime, sikundër kanë ata. Po e nis me kartonin e kuq të dhënë pas dy të verdhëve për mesfushorin Diambomba Davarel dhe po e mbyll me një penallti të padhënë në favorin tonë çerek ore para përfundimit të ndeshjes. Sa i takon penalltisë së dhënë, mendoj se gjithçka duket qartë. Ishte e pastër. I përmenda këto episode për të kuptuar që pretendimet tona janë edhe më të mëdha.

Do të kishit bërë diçka ndryshe në ndonjë ndeshje të caktuar?

E mira nuk ka fund asnjëherë, por deri tani mund të them se 21 pikë janë më se të merituara dhe ekipi ka bërë shumë mirë, brenda apo jashtë fushe. Ka pasur momente luhatjesh e shpërqendrimi të tipit që shënojmë herët, mbyllemi në prapavijë dhe pësojmë gola krejtësisht të evitueshëm, por edhe të mosgjetjes së shënjestrës së duhur brenda në zonë. Pësojmë gol herët dhe më pas kemi vështirësi të vendosim baraspeshën. Mund të kishim bërë më mirë nëse do të ishim pakëz më të përqendruar, qoftë në repartin difensiv, ashtu edhe në atë ofensiv.

A mjafton ky grup lojtarësh që Apolonia të jetë mes pretendentëve për në dyshen e parë?

Pikësëpari jam jashtëzakonisht krenar që po stërvit këtë grup lojtarësh, të cilëve nuk u mungon asnjëherë dëshira, grinta, vullneti e ambicia për t’u përmirësuar. Apolonia i ka të gjitha mundësitë për të qenë mes dy skuadrave më të mira të Kategorisë së Parë. Po ecim duke menduar ndeshje pas ndeshjeje, në mënyrë që të hedhim hapa të vegjël dhe të sigurt. Duke fituar atë të radhës dhe shtuar pikët në tabelën e renditjes, pasi ato janë më të rëndësishmet, besoj se në fund të kampionatit do të jemi ndër dy skuadrat e para.

Po afron janari dhe hapet merkatoja. Do të ketë afrime tek Apolonia?

Shumë herët është për një përgjigje. Por di të them, që çdo ekip mund dhe duhet të përforcohet në janar. Ne e kemi një plan në disa pika, ku kemi nevojë që të shtohemi.

Janë dy faza për t’u luajtur dhe sa vjen e bëhet më e vështirë gara. Si e shihni garën e ethshme për Superiore?

Më se e drejtë që është një garë e ethshme, për sa kohë një fitore të afron edhe më shumë me objektivin e një humbje mund të të largojë ose të bën të humbasësh terren. Kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit, ku çdo pikë e lënë, sikur një e vetme mund të të kushtojë në fund. Kush bën më pak gabime dhe kush vlerëson më shumë, do të dalë me sukses.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"