Spanja, “makina” e 88709 minutave / 37.9 ndeshje ka luajtur mesatarisht çdo lojtar i “La Roja”-s këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 10:05

Spanja, “makina” e 88709 minutave / 37.9 ndeshje ka luajtur mesatarisht çdo lojtar i “La Roja”-s këtë sezon

 

Skuadra prej 26 lojtarësh e Luis de la Fuente që po përgatitet të nisë rrugëtimin në kampionatin europian zbarkoi këtë të dielë në Gjermani. për 26 lojtarët e Spanjës, sikurse dhe për shumë ekipe të tjera ka qenë një sezon i gjatë dhe i ngjeshur, plot sakrifica e mund. Këtë e tregon minutazhi i plotë i 26 lojtarëve të Spanjës që kanë konsumuar plot 88709 minuta ose një mesatare prej 3411 minutash secili, që i bie afro 38 ndeshje të plota në harkun e një sezoni.

spanja

Por jo të gjithë kanë pasur një shpërndarje uniforme të minutave. Mbreti i minutave këtë sezon është sërish Rodrigo, i cili duke shtuar 90 minutat e miqësores kundër Irlandës së Veriut, arrin në 4935 minuta të luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, në nivel klubesh dhe në nivel ekipesh kombëtare. Gjithçka është produkt i një sezoni tjetër shumë të gjatë te Mançester Siti, në të cilin ai fitoi edhe një herë Premier Ligën dhe arriti në finale të FA Cup dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Eliminimi ndaj Madridit, po, i ka shpëtuar disa ndeshje dhe për rrjedhojë dhe disa minuta më shumë. Pa shkuar më tej, sezonin e kaluar ai arriti në “Final Four” të Ligës së Kombeve me më shumë se 5100 minuta nën këmbë. Ajo që pret është që Rodri të përfundojë “vitin akademik” 2023-24 me të njëjtat shifra si në sezonin 2022-23.

Kjo do të thotë nëse Spanja do t’i shkojë deri në fund kampionatit europian… Gjendja fizike dhe mprehtësia do të jenë termometri më i mirë i Kombëtares gjatë Euro 2024-ës. Vitin e kaluar ai tashmë demonstroi hierarkinë e tij të jashtëzakonshme në Enshede dhe në finalen në Roterdam (Liga e Kombeve). Gati 5000 minutat e Rodrit janë në kontrast me 1845 minutat e Dani Olmos, i cili pati një fillim të vështirë të sezonit, me dy dëmtime në Lajpcig. Së pari, në gju. Dhe më pas, një dëmtim në klavikul, që e mbajti atë jashtë për njëmbëdhjetë ndeshje. Një rast i ngjashëm është edhe ai i Pedrit, i cili ka luajtur vetëm 2148 minuta, si pasojë e dëmtimeve në këmbën e djathtë dëmtim nga i cili duket i rikuperuar plotësisht.

Nga 26 lojtarët e Spanjës, vetëm pesë lojtarë dhe një portier e kalojnë pragun e 4000 minutave. Përveç Rodrit, Remiro (4,431), Grimaldo (4,346), Ferran Torres (4,350), Le Normand (4,289) dhe Laporte (4,074). Një fakt që zbulon përgatitjen e shkëlqyer fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"