Spanja kujdeset maksimalisht për ushqimin, e vetmja ëmbëlsirë që iu lejohet është… sultjashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2024 | 15:26

Spanja kujdeset maksimalisht për ushqimin, e vetmja ëmbëlsirë që iu lejohet është… sultjashi

Spanja do të nisë sonte në orën 18:00 rrugëtimin e saj në “Euro 2024”, me takimin në Berlin kundër Kroacisë.

spain-euro-2024

Kur vjen puna te finalet e një evenimenti të tillë çdo detaj nuk kalohet pa u vënë re. Një prej tyre ka të bëjë dhe me ushqimin. Rodrigo Vargas, shefi i kuzhinës që gatuan për futbollistët e kombëtares spanjolle ka dhënë të gjitha detajet.

Rodrigo, i cili qëndron pas kuzhinës së kombëtares që nga viti 2010, punon në mënyrë aktive me nutricionistët. Ai është përgjegjëse për të bërë menutë, dhe ai është përgjegjës për të bërë magjinë. Ja çfarë hanë lojtarët gjatë këtij kompeticioni.

Ashtu si në Botërorin e Katarit, në bufe ka gjithmonë sallata, deri në 60 përbërës, një bufe e nxehtë, karbohidrate me të gjitha llojet e makaronave, proteina… Në thelb, gjithçka që i duhet një futbollisti. Por ka dhe gjëra që janë rreptësisht të ndaluara. Këtu futen pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat, me përjashtim të sultjashit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"