Spanja dhe grupi i “ferrit”, nuk është hera e parë për iberikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 15:20

Spanja dhe grupi i “ferrit”, nuk është hera e parë për iberikët

Spanja ka arsye për të shkuar me ‘vathë në veshë” në Euro 2024. Fituesit e Ligës së Kombeve nuk do të ketë një shtrat me trëndafila në përpjekjen e saj për të fituar një tjetër trofe kontinental.

spanjaaa

Spanja bën pjesë në grupin e ferrit së bashku me Italinë kampionet e Europë në fuqi, Kroacinë, finaliste e Ligës së Kombeve dhe kuqezinjtë tanë. Pavarësisht përpjekjeve të UEFA-s për të mbështetur skuadrat e mëdha për të qëndruar sa më gjatë në turne – siç tregohet nga fakti se dy të parët në çdo grup dhe katër të tretat më të mira do të kalojnë më tej – Spanja nuk ka asgjë të sigurt në një grup shumë konkurrues.

“La Roja” shihet si e sigurt që duhet të kalojë më tej, por nuk është hera e parë që iberikët kanë rrëshqitur në fazën e grupeve. Kjo ka ndodhur në Europianin e vitit 2004, kur ishte në një grup me sa duket të përballueshëm me Portugalinë, Greqinë dhe Rusinë. Duke u kthyer edhe më tej në kohë, zbulojmë se Spanja ka pasur fat të keq në këtë turne.

Në vitin 1988, u gjend në grupin më të vështirë të kompeticionit, përballë Gjermanisë Perëndimore, Italisë dhe Danimarkës. “La Roja” e mbylli që në grupe. Në Euro 1980, Spanja ishte gjithashtu një grup ferri me Italinë, Anglinë dhe Belgjikën. Pasi arritën të barazonin me “axurrët” ata u mundën nga Belgjika dhe Anglia, duke mbetur në fazën e grupeve. Pa dyshim, Europiani nuk ka qenë një tradicionalisht miqësor për interesa të Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"