Spaleti i jep fund me Napolin, De Laurentis e zëvendëson me ish-trajnerin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 23:23

Spaleti i jep fund me Napolin, De Laurentis e zëvendëson me ish-trajnerin e Interit

Teksa zërat për largimin e Spaletit bëhen gjithmonë e më shumë kumbues, thuhet se Aurelio de Laurentisi, jo vetëm që e ka shkarkuar, por i ka gjetur edhe pasardhësin. Lajmin e ka dhënë “RAI”, që siguron se Napoli për sezonin e ardhshëm do të ketë Xhan Piero Gasperinin si trajner.

Gian-Piero-Gasperini-biografia-chi-è-età-altezza-peso-figli-moglie-carriera-Instagram-e-vita-privata

Presidenti napolitan raportohet të ketë arritur një akord për dy vitet e ardhshme me një rrogë bazë prej 4 milionë eurosh në sezon. Kjo lëvizje mund të sjellë ndryshimin taktik të kampionëve të rinj të Italisë që do të luajnë skemën me 3-4-3.

I aftë në përshtatjen e lojtarëve dhe lojën e bukur, për Gasperinin vjen një tjetër shans nga një ekip i madh pas aventurës për t’u harruar tek Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"