Situata e tensionuar në veri të Kosovës/ Provokim i rëndë nga tenisti Novak Xhokoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 22:28

Situata e tensionuar në veri të Kosovës/ Provokim i rëndë nga tenisti Novak Xhokoviç

Situata e tensionuar në veri të Kosovës. KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë. I nxitur nga kjo situatë, tenisti serb, Novak Xhokoviç, duket se i ka hedhur “benzinë zjarrit”, teksa ka provokuar, duke dhënë një mesazh kundër Kosovës, pas triumfit në duelin e parë të Grand Slim “French Open”.  

XHOKOOO

Xhokoviç në raundin e parë, triumfoi kundër Aleksandar Kovaçeviçit 3:0 (6:3, 6:2, 7:6) në sete. Pas ndeshjes, tenisti  mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. 

FxTcY2yWcAIFweq

Kjo nuk është hera e parë që Xhokoviç përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"