Siti feston titullin, Haland shkon me pizhame në festë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 20:17

Siti feston titullin, Haland shkon me pizhame në festë

I veçantë në fushë, special edhe në festë. Erling Haland, njeriu që e tërhoqi Mançester Sitin drejt titullit kampion që në sezonin e tij të parë në “Etihad”, ka tërhequr vëmendjen edhe në festën e titullit të tretë radhazi të “qytetarëve” mbrëmjen e së dielës.KVMB

Sulmuesi norvegjez dhe e dashura e tij Izabel Johansen iu drejtuan klubit të natës në Mançester të veshur me pizhame. Të kujdesur deri në detaje, që nga ngjyra e tyre bojqielli dhe me inicialet e emrit të shkuara, sulmuesi dhe lojtarët e Mançester Sitit iu drejtuan klubit “MNKY HSE” pas fitores kundër Çelsit në “Etihad” për të festuar deri në orët e para të mëngjesit nën shoqërinë e partnereve të tyre.

Festës iu bashkua edhe babai i fituesit të “Këpucës së Artë” këtë sezon me 36 gola, i cili vendosi edhe rekordin e golave të shënuar gjatë një sezoni në Angli. Por Alf-Inge, nuk ndoqi zgjedhjen e të birit të tij në veshje. Autori i 52 golave këtë sezon për “qytetarët” në të gjitha kompeticionet, u pa të shkonte për t’i dhënë një dorë edhe shefave të kuzhinës, ndërsa ndihmoi në pjekjen e mishit në skarë. Festa i lë vendin punës, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës duhet të mbledhë forcat edhe për sprintin final të sezonit, që janë dy finalet, ajo e Kupës FA kundër rivalëve të Junajtidit në 3 qershor në “Wembley”, por ajo që është më e rëndësishmja, finalja e Ligës së Kampioneve kundër Interit më 10 qershor.

Mançester Siti është përpara një sezoni historik, ndërsa nëse do të fitojë edhe dy ndeshjet e tjera më të rëndësishme të sezonit, do të mund të barazojë rekordin e rivalëve të Junajtidit, si skuadra e vetme angleze e cila ka fituar tripletën deri më sot: skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson shkroi historinë në vitin 1999 duke ngritur trofeun e Premier Ligës, atë të Ligës së Kampioneve dhe Kupës FA.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"