Shpërthen kaosi në grumbullimin e Suedisë U15, të gjithë të çmendur pas djalit të Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 22:28

Shpërthen kaosi në grumbullimin e Suedisë U15, të gjithë të çmendur pas djalit të Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur këtë verë, por një tjetër Ibra mund të jetë në të ardhmen pjesë e Suedisë. Vincent Ibrahimoviç, djali i dytë i ish-sulmuesit suedez , po hedh hapat e parë në futboll, por interesi për të në vendlindje është jashtëzakonisht i madh pasi të gjithë duan të dinë se sa potencial ka për të ndjekur gjurmët e të atit.

655e46257dcc4

Kjo ka bërë që kaosi të mbërthejë grumbullimin stërvitor të kombëtares U15 të Suedisë në periferi të Stokholmit. Qendra stërvitore është pushtuar nga mediat me kuptimin e plotë të fjalës, pasi të gjithë dëshironin të shihnin në veprim djaloshin e datëlindjes 2008, i cili është pjesë e akademisë së Milanit.

Në grumbullim janë të pranishëm 66 lojtarë, por interes kishte vetëm për Ibrahimoviçin e vogël, duke i kërkuar Federatës mundësinë që të bënin intervista me të. Një opsion që është hedhur poshtë nga Federata, e cila për më tepër ka rritur masat e sigurisë rreth kampit stërvitor për të shmangur kontaktet me futbollistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"