Shpërthen Abilaliaj: Vetëm një buf nuk mund ta shikonte penalltinë e mohuar në derbin me Tiranën, ja e vërteta për largimin e Grezdës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 22:48

Shpërthen Abilaliaj: Vetëm një buf nuk mund ta shikonte penalltinë e mohuar në derbin me Tiranën, ja e vërteta për largimin e Grezdës

Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit nesër ku do të përballet me Teutën në stadiumin “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme për javën e parë të prapambetur në Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai u ndal tek largimi i Grezdës si dhe penalltia që sipas tyre iu mohua në derbin me Tiranën.

abilaliaj

“Kam përshtypjen që skuadër është e vështirë, patjetër është një ndeshje e vështirë. Ne kemi luajtur me Teutën këtu dhe ka qenë e luftuar dhe që është zgjidhur vetëm në fund. Nëse marrim pikët e plota do të jetë një bonus psikologjik për skuadrën. I gjithë grupi është pozitiv, i ka tejkaluar vështirësitë që ka pasur, kanë munguar dhe mungojnë shumë lojtarë. Përsa i përket largimit të Grezdës pritshmëritë kanë qenë të larta si ai ndaj vetes ashtu edhe klubi ndaj tij, ishte një marrëvëshje që ishte bërë që në fillim dhe ai nuk arriti atë që donte dhe klubi se mori atë që dëshironte. Jemi mësuar me oshilacionet. Jam i kënaqur me pjesën e dytë të lojës në derbi, ekipi reagoi. Keqardhje që nuk u luajt futboll ashtu si ne dëshironim, ishte ivështirë për tu arritur dukej më shumë si arenë lufte se sa arenë futbolli. Në fund të cdo ndeshje bëmë analizën tonë, na përfaqëson në një mënyrë ose tjetër, nuk ishte Rrapaj ai që në prisnim u mbush kupa. Vetëm bufi nuk mund ta shikonte atë penallti se kam përshtypjen që dhe ai që ishte në fund të tribunës ishte mëse e dukshme. Ky është një interpretim që pas pilafit nuk na duhet duke pasur parasysh që nuk kemi marrë naj penallti pro, më shumë kanë qenë dorëlëshuar kundrejt Partizanit, më ndër mend ajo penalltia e dhënë në favor të Dinamos, por kjo u bë e bezdishme për pozicionin që jemi”, tha Abilaliaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"