Shpërblimi për titullin kampion, Erion Veliaj u dorëzon çekun drejtuesve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 22:29

Shpërblimi për titullin kampion, Erion Veliaj u dorëzon çekun drejtuesve të Partizanit

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit ka bërë me dije se Bashkia e Tiranës ka shpërblyer klubin e kuq me shumën prej 15 milionë lekësh (të reja) për titullin kampion të fituar në sezonin 2022-2023.  

PARTIZANIIII

Kryetari i bashkisë Z.Erion Veliaj ka pritur në ambientet e bashkisë presidentin Gazment Demi dhe përfaqësues të klubit të futbollit Partizani, për t’i dorëzuar çekun e shpërblimit. 

Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e rastit i dorëzoi presidentit Demi çekun prej 15 milionë lekësh (të reja) si shpërblim për klubin e futbollit Partizani i cili i dhuroi një tjetër titull kampion kryeqytetit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"