Shkruan historinë për Shqipërinë në Beograd, Zelimkhan Abakarov kualifikohet në finalen e Botërorit të Mundjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 21:46

Shkruan historinë për Shqipërinë në Beograd, Zelimkhan Abakarov kualifikohet në finalen e Botërorit të Mundjes

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finalen e madhe të Botërorit të Mundjes që zhvillohet në Beograd.

Zelimkhan Abakarov

Në gjysmëfinalen përballë serbit Stevan Muçiç, i cili është dhe fitues i medaljes Olimpike, mundësi kuqezi shkëlqeu duke e dominuar kundërshtarin.

Abakarov kështu do të ndeshet në finale përballë amerikanit Tomas Gilman, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"