Shkëlqimi dhe rënia e nënkampionit të botës/ Nga problemet me drogën te dhuratat që i bëri Fatos Nano, Ilir Suli flet pa doreza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 22:30

Shkëlqimi dhe rënia e nënkampionit të botës/ Nga problemet me drogën te dhuratat që i bëri Fatos Nano, Ilir Suli flet pa doreza

Në një rrëfim për podcastin M’Kujto në radio RASH në NEWS24 ish-kampioni i peshëngritjes Ilir Suli tregoi për miqësinë me Fatos Nanon dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.nen-kampioni-1-713x450

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”- tha Suli për Fitstation.

Për herë të parë Suli tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa sesi droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive.

“Përdornim ndonjë cigare hashash por na dëmtonte shumë si nga ana psikologjike por dhe koha për t’u kthyer sërish. Ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me fenomenim dhe nuk kishim informacion”, u shpreh ai ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"