Shfryn legjenda e peshëngritjes, Ilir Suli: Shteti vetëm përfitoi nga unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 21:10

Shfryn legjenda e peshëngritjes, Ilir Suli: Shteti vetëm përfitoi nga unë

Patriotizmi është ndjenja e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së lidhjes me atdheun. Kjo lidhje mund të jetë një kombinim i shumë ndjenjave të ndryshme, gjuhës që ka të bëjë me atdheun e dikujt, duke përfshirë aspektet etnike, kulturore, politike ose historike.

ish-kampini-764x450

Kjo ishte dhe tema që u diskutua në programin “Vila24” në “News24”, me moderatoren Anila Çela ku një ndër të ftuarit, ish kampioni i peshëngritjes Ilir Suli tregoi se është penduar që zgjodhi Shqipërinë në shkëlqimin e tij si sportist.

“Shteti në kohën e shkëlqimit tim shikonte vetëm çfarë mund të merrte nga unë , në momentin që nuk ishe në formën e duhur fizike mbyllnin telefoni dhe harroheshe. Në Amerikë ka një shprehje që thotë se, atdheu është atje ku jeton. Të ndjehesh patriot është gjë shumë e bukur, patriot, por jo nacionalist”, deklaroi ndër tjera Suli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"