Shënoi supergol ndaj Partizanit, Fernando është i sigurt: Është më i bukur se i Asanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 21:23

Shënoi supergol ndaj Partizanit, Fernando është i sigurt: Është më i bukur se i Asanit

Futbollisti brazilian i Egnatias, Fernando, ka shënuar sot një gol spektakolar në barazimin 1-1 ndaj Partizanit. Një gol të cilin ai nuk ngurroi ta cilësojë më të bukur se ai i Jasir Asanit që i dha avantazhun Shqipërisë në ndeshjen ndaj Polonisë.

fernando

“Ndjej lumturi dhe është gjithmonë e bukur të shënosh. Por kur shënon një gol të tillë, gëzimi është më i madh.

Pika është shumë e rëndësishme se e dimë që Partizani është shumë i fortë. Jam i lumtur që shënova kështu dhe morëm pikë.

Më i bukur goli i Asanit? Jo, besoj që i imi është më i bukur”, tha Fernando për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"