Shënoi golin për fitoren e Dinamos, Lorenco Vila: Vinim nga trysni e madhe, ja ndryshimi mes Di Biaxhos dhe Mehmetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 19:46

Shënoi golin për fitoren e Dinamos, Lorenco Vila: Vinim nga trysni e madhe, ja ndryshimi mes Di Biaxhos dhe Mehmetit

Lorenco Vila më në fund ka qenë përsëri protagonist me Dinamon. Sulmuesi i afruar me bujë gjatë verës, gjeti sot golin në kampionat me blutë, duke i dhënë suksesin 2-1 përballë Skënderbeut.

lorenco vila

“Jam shumë i lumtur për golin, por sot më shumë për tre pikët se vinim nga një trysni e madhe dhe na duhej shumë një fitore.

Ndryshimi nga Di Biaxho? Profesor Mehmeti e njeh më mirë kampionatin shqiptar, di më mirë si të përgatitë ndeshjet se ka qenë me Partizanin e besoj se kjo është. Normal kam fituar diçka nga Di Biaxho se ai ka qenë një futbollist i madh, normal kam fituar diçka.

Golin ia kushtoj Danajt se kishte një dëmtim që do e lërë jashtë për shumë muaj dhe i uroj shërim të shpejtë.

Nuk dua të jap një shifër sa do të shënoj, hyj në çdo ndeshje për të shnëuar. Por sa do shënoj nuk e them, të them të drejtën.

Flas për veten, e kam nisur kampionatin me disa probleme se një herë isha titullar e një herë në stol. Shpresoj që duke luajtur çdo ndeshje, dua edhe pak kohë që të jem gati për 90 minuta”, tha Vila për “MCN” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"