Shahu shqiptar shpall kampionët e rinj, triumfon Llambi Pasku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 15:57

Shahu shqiptar shpall kampionët e rinj, triumfon Llambi Pasku

Për pesë ditë me radhë që në datat 5-12 shtator, në Hotel “Mondial” në kryeqytet është zhvilluar Kampionati Kombëtar Individual i Shahut për vitin 2021. Eventi uli siparin të dielën me sfidën me finale, ku përballë njëri-tjetrit ishin shahistët e Tiranës, Llambi Pasku dhe Dritan Mehmeti.

shah shqiperi

Një ndeshje shumë e fortë që zgjati disa orë, mes dy kampionëve të shahut shqiptar, ndërsa në fund ai që triumfoi ishte Llambi Pasku, i cili u shpall kampion kombëtar. Dritan Mehmeti duhej të kënaqej me vendin e dytë, ndërsa shkalla e tretë e podiumit shkoi për shahistin e Vllaznisë, Franc Ashiku.

Në fund u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët, të cilët u vlerësuan nga presidenti i FSHSH-së, Erald Dervishi. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Eduard Shalsi, president nderi i FSHSH-së, si dhe Gerti Shima, sekretar i përgjithshëm i KOKSH-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"