Shahisti ukrainas dhe e dashura e tij gjenden të vdekur në Rusi, ja çfarë u gjet në dhomën e hotelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 23:18

Shahisti ukrainas dhe e dashura e tij gjenden të vdekur në Rusi, ja çfarë u gjet në dhomën e hotelit

Shahisti ukrainas Stanislav Bogdanoviç dhe e dashura e tij Aleksandra Vernigora, gjithashtu shahiste, u gjendën të vdekur në një dhomë hoteli në Moskë të Rusisë.

ukrainas

Siç njoftojnë autoritetet ruse, çifti u gjend i asfiksuar në një dhomë hoteli në një lagje të Moskës, ndërsa shtojnë se nuk kishin shenja dhunë në trup. Bogdanoviç dhe gruaja e tij i kishin kokat e mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Mjeshtri i madh ukrainas u shpall kampioni i shahut më i shpejtë në vendin e tij në vitin 2013. Ai gjendej në Moskë për t’i përfaqësuar rusët në një kompeticion shahu online kundër Ukrainës, vendit të tij.

ukra

“Teksa gjendem për vizitë në Rusi, nuk është mirë që të luaja kundër atyre që më ofrojnë kaq shumë mikpritje,” sqaronte Bogdanoviç në profilin e tij në facebook në lidhje me vendimin për të përfaqësuar Rusinë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"