Shahisti Daniel Dardha, tjetër paraqitje e shkëlqyer në arenën ndërkombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 22:52

Shahisti Daniel Dardha, tjetër paraqitje e shkëlqyer në arenën ndërkombëtare

Shahisti shqiptaro-belg, Daniel Dardha, vijon të regjistrojërezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. 18-vjeçari,i cili është kampion në fuqi i Belgjikës, ka shkëlqyer së fundmi në në turneun B (TATA Steel Challengers) që ishte i kategorisë së XIII (2570), i zhvilluar në Wijk aan Zee të Holandës,festival tradicional i përvitshëm i shahut.

deurne-leeft-Daniel-Dardha-servie-schaken

Në këtë turne merrnin pjesë 14 shahistë nga Holanda, Belgjika, SHBA, India,Franca, Spanja, Turqia, Ukraina dhe Emiratet e BashkuaraArabe. Shahistët me fortësinë Elo më të lartë ishin: HansMoke Niemann (SHBA -2692) M.Yilmaz (Turqi-2665), A. Korobov i Ukrainës (2663), A. R. Saleh Salem (Emir. Bashk. Arabe – 2630), Ervin L’Ami (Holandë 2627), Jaime Santos Latasa(Spanjë 2615), Leon Luke Mendonca (Indi 2608), Daniel Dardha(Belgjikë 2602), Liam Vrollijk (Holandë 2573) dhe Marc Andria Maurizzi (Francë 2572). Në këtë turne luajtën edhe trifemra (dy indiane: Harika Dronavalli (GM 2500) dhe Deshmukh Divya (IM 2420) si dhe Eline Roebers (IM Holande 2381).Dardha e filloi turneun me 6 barazime, duke qëndruar në mestë tabelës.

Pastaj e rriti tempin duke marrë në shtatë turet efundit gjashtë pikë (5 fitore e 2 barazime). Në turin e parafunditDardha mundi kryesuesin e turneut, korsikanin Maurici (16-vjeçar shumë i talentuar, kampion botëror i të rinjve për vitin2023, ndërsa në turin e fundit mundi holandezin Liam Vrolijk.Gjithsesi finishi i shkëlqyer nuk e çoi Dardhën në krye tëturneut mbasi dhe indiani Leon Luke Mendonca (dtl. 2006) nështatë takimet e fundit fitoi 6 ½ pikë, duke zënë kështuvendin e parë në Tata Steel Challengers dhe fituar të drejtënpër të marrë pjesë vitin e ardhshëm në turneun madhor TataSteel Masters, aty ku shumica e pjesëmarrësve janë të fortësisë Elo mbi 2700.

Në turin e fundit indiani Mendonca (Elo2608)u ndesh me bashkatdhetarin e tij Deshmukh Divya (IM2420) dhe fitoi një lojë që në fund të takimit e kishte plotësisht të humbur. Këtë e theksuan edhe komentatorët indianëtë shahut.

Ne nuk jemi në gjendje të themi nëse mjeshtrjandërkombëtare indiane Divya hoqi dorë nga fitorja për të mosia prishur vendin e parë bashkatdhetarit të saj të talentuarapo thjesht ka bërë një zvisto në fund të takimit. Shqiptarobelgu Daniel Dardha (datëlindje 1 Tetor 2005, Elo 2602) ishtei vetmi lojtar i turneut B të Wijk Aan Zee-së 2024 që nukhumbi asnjë lojë. Natyrisht që atij i kushtuan mjaft edhe dybarazimet me shahistet indiane Dronavalli dhe Divya.

Pa dyshim që rezultati i Dardhës me 9 pikë në 13 takime (po aq saedhe Maurici i Francës) me vetëm gjysmë pike larg nga fituesi i turneut, indiani Mendonca, është një sukses i ri për shahistin belg me prejardhje shqiptare.

Shpresojmë që në të ardhmen Daniel Dardha (ai shquhet për një kujtesë të rrallë) menjë punë këmbëngulëse dhe me një pjesëmarrje të vazhdueshmenë turnetë madhorë, do të ngjitet edhe më lart drejt “Olimpit”të shahut botëror.

GJERGJ M.ZAVALANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"