Sfidojnë Erzenin, trajneri i Pogradecit e ka me arbitrimin: Asnjë penallti për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 12:15

Sfidojnë Erzenin, trajneri i Pogradecit e ka me arbitrimin: Asnjë penallti për ne

Pogradeci nuk po gjen “rehat”. Ecuria nuk është ndër më të mirat, e megjithatë Ardjan Abazaj beson se skuadra do të ringrihet me Korabin. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri evidenton edhe shkaqet që po e penalizojnë.

flamurtari pogradeci

“Ekipi ka forcë për të reaguar dhe në këto kushte ku jemi, shtrohet si domosdoshmëri fitorja. Besoj te ky grup dhe cilësia që zotërojnë. Vërtet nuk kemi pikët që duhet të kishim, na kanë prishur shumë punë mungesat e shumta me futbollistë të dëmtuar.

Rastet nuk na kanë munguar në çdo ndeshje, por nuk i shfrytëzojmë ashtu si duhet. Në futboll një ‘dorë’ ta jep edhe fati. Nuk jam i kënaqur as nga gjykimet, po të shohësh në gjashtë javë jemi i vetmi ekip që nuk kemi asnjë penallti dhe jo se nuk kemi pasur raste, por na janë mohuar.

Shumë lehtë janë dhënë penallti kundër nesh. Uroj që edhe kjo të jetë një e kaluar”.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"